TË FUNDIT

Rama në konferencë për shtyp, jep lajmin e mrekullueshëm për të gjithë ne

Ashtu sikurse u paralajmërua, Kryeministri Edi Rama ka dalë pak më parë në një konferencë për shtyp bashkë me ministren Olta Xhaçka.

“Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në raonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij cifti SHBA – Shqiupëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar nj angazhim aktiv dhe të vazhueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësist pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një cështje kaq akute si kjo e Ukrainë spor edhe të gatrshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhëneive ndërkombë3tare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurrorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurrorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nilelin ndërkombëtar

Ndërsa me një postim në Facebook Rama jep lajmin e mrekullueshëm se:

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rol në tryezën drejtuese të OKB, Shqipëria merr një përgjegjësi të madhe, me dinjitet të lartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ngjit një shkallë të re në partneritetin gjithnjë e më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat