TË FUNDIT

Rama niset për në Bruksel një ditë para mbledhjes së liderëve të BE

Një ditë para mbledhjes së Komisionit Europian ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama niset për në Bruksel.

Vizita e Ramës në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.

Më 17 dhe 18 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për Zgjerimin.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.  

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat