TË FUNDIT

Rama njofton ligjin e ri për plazhet publike

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast të aksionit për dhënien fund të zaptimit të plazheve publike dhe rikthimit të kësaj hapësire tek qytetarët.

Në një postim në “Facebook” Rama publikon pamje nga operacioni që po zhvillon policia këto ditë për lirimin e hapësirave publike në plazhe dhe thotë se kjo gjë duhet të marrë fund. Kreu i qeverisë shkruan se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve duke nisur nga tregtarët, tek ata që zaptojnë plazhet, zyrtarët shtetërorë etj.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund”, shkruan ndër të tjera Rama në llogarinë e tij të “Facebook”.

Postimi i plotë:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund👎

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton😴

Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve

#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim👊.”-shkruan Kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/752610258501501/?t=1

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat