9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama për kandidatët e Berishës dhe Bashës: Nuk i njoh kush janë, por më thuaj me kë rri të të them se kush je

Ditën e sotme nga Lushja kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kandidatja e PS Eriselda Sefa nuk krahasohet me kandidatët e PD dhe të grupit të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk i njoh kush janë por është ajo shprehja më thuaj me kë rri të të them se kush je”, tha Rama duke “thumbuar” Berishën e Bashën.

“Ju keni mundur ta njihni vetëm si aktiviste dhe një punonjëse të përkushtuar por edhe si drejtuese të bashkisë dhe patjetër që në këtë zgjedhje ma merr mëndja se nuk është e vështirë për të kuptuar se cili është personi i duhur jo se unë kam ndonjë gjë me 2 të tjerët, as nuk i njoh kush janë por është ajo shprehja më thuaj me kë rri të të them se kush je”.

Rama ka deklaruar se Berisha dhe Basha po kacafyten për interesa personale.

“Ata janë aty për politikë personale mes atyre dy të tjerëve në Tiranë që kacafyten për interesa personale njëri mazalla se do të iki, tjetri do të kthehet me se s’bën. Hall i madh për të dy palët. Ne jemi këtu për të bashkuar njerëz jo për të ndarë dhe për ti bashkuar jo për partinë po për ato çështje dhe për ato gjëra që politika duhet të bashkojë. Çështje që kanë të bëjnë me jetën e tyre me komunitetin e tyre”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat