Kryeministri Edi Rama ka përcjell në Rinas ditën e sotme ekipin e mjekëve, të cilët do të kontribuojnë në Itali në këtë situatë kritike nga koronavirusi.
Ndërkohë në gjuhën italiane, Rama ka dhënë një mesazh të fortë dhe të rëndësishëm.
‘Di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia dhe motra e e vëllezër italian na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbje të papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, por sot motra dhe vëllezër janë duku u kuruar në spitalet në Itali edhe shqiptar, që po luftojnë për jetët e tyre. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në vendet e tyre, edhe vende shum të pasura që nuk kanë ofruar ndihmë. Kjo është një lufte ku askush nuk fiton i vetëm, edhe ju të dashur anëtarë do niseni për një luftë që ështëe edhe e jona. Sot ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet ta fitojë luftënedhe për ne, për të gjithë, edhe për botën’, tha Rama.

