TË FUNDIT

Rama publikon foton familjare nga takimi në Bruksel

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, ka publikuar foton familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë qëndron pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, shkruan ai në postim.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel, ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat