TË FUNDIT

Rama sërish batuta dhe ironi me ‘profesorin’ dhe ‘fallxhoren’

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një takim në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer ironitë dhe batutat me kreun e PD, Lulzim Bashën, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin si dhe ish deputetin e PD, Edmond Spaho.

Kësaj radhë Rama u fokusua më shumë te ‘profesori’ dhe ‘fallxhorja’.

“E pashë atë profesorin, Spahon se festonin fitoren e Ajaxit sikur kishin mund PS. Festonin për Ajax se unë jam me Juventus, ku qëlloi përkoi edhe me Holandën, e shkruante profesori “siç ta boni Holanda dhe Ajax do ta bëjë edhe Luli”. Ky është profesor a e kuptoni ju? Ajax fitoi me lojë të bukur jo duke djeg gomat. Këtu është vendi me i thonë të gjitha, e kishit fallxhoren deputete ju, por prapë do t’ju vijë, t’ju hapë filxhanin, do ju thotë e keni një rrugë për jashtë shtetit ndaj më votoni mua. Po mirë le ta çojë dorën njoni e të thotë se ka pas frikë që i vinte fallxhorja t’i blinte vota. Ta çojë dorën një nga PD se nuk e ka pas hallin se fallxhorja do ju prishë partinë. Tani u bëtë me fallxhoren bashkë. E keni parë? Thotë e kam parë në filxhan i ndodh Ramës një gjë e keqe, infarkt, spital, Gjermani, atje këtu… për fat të keq unë i dal përpara. A e kuptoni ku ka shkuar muhabeti…”, tha Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1991400680971056/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat