TË FUNDIT

Rama ‘vendos kushte’? “Nëse ulim çmimin e naftës do rrisim energjinë, do mbajmë…”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me përfaqësuesit e biznesit në Durrës ka deklaruar se nëse qeveria to të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimisht qeveria do të rrisë çmimin e energjisë.

“Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e rritjes se çmimeve të energjisë që ti preki.

Por kjo nuk do të thotë që furtuna nuk ekziston. Janë para që i vëmë në dispozicion nga arka e shtetit.

Nëse do ulnim taksën e naftës siç thonë me çfarë do t’i financonim këto nevoja?

Nuk rrisim dot çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura. Nëse ia ulim naftën dhe detyrimisht rrisim energjinë goditja është marramendëse. Për këtë arsye do mbajmë mburojën e energjisë.”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat