fbpx

Ramës nuk i del inati me Bashën për kërpudhën, zbulon planin

Rama-kerpudha-770x382.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, teksa ka folur nga Forumi Convoco, në Salzburg, për thyerjen e kërpudhës para godinës së Kryeministrisë nga protestuesit e opozitës.

Rama ka zbuluar bisedën telefonike me Carsen pas thyerjes së kërpudhës, duke u shprehur se ai i ka propozuar që kërpudha të rikthehej në po të njëjtin vend, por 25% më e lartë se më parë.

“Gjithmonë kam menduar se ndërtesat mbrohen me bukuri, jo me ushtarë e gardhe. Hoqa gardhin dhe bëra një bibliotekë, një sallë të vogël kinemaje. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë, por protestuesit kanë një problem, sepse nuk debatojnë, nuk janë më protestues.

Kur miqtë e mi të opozitës e thyen kërpudhën, ishte e vështirë t’i shpjegoja Carsen që protesta ishte politike dhe ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Ai më mori në telefon dhe më tha se kishte një ide të madhe. Më tha se duhet ta bëjmë kërpudhën 25% më të lartë, që kushdo që e prek ajo do të kthehet më e lartë. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje, e të reagosh duke u rikthyer”, ka thënë Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303