Raporti i Bankës Botërore për punësimin në Shqipëri, reagon Rama

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ në lidhje me raportin e Bankës Botërore në lidhje me punësimin në Shqipëri, ku thuhet se papunësia ka rënë më 6%.

Rama shkruan se ka ende për të bërë më tepër, ‘por askush s`ka bërë sa ata’.

“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne”, shkruan Rama./real-news.tv