TË FUNDIT

Raporti i OSBE/ODIHR/ Basha jep tjetër version nga Rama

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar shumë të rëndë për qeverinë raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershor

Basha u shpreh se raporti i ka rrëzuar këto zgjedhje, duke e cilësuar 30 qershorin si ngjarje kriminale.

“Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i  pandershëm i dy dekadave të fundit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili  nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të  mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për të zgjedhur.

Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.

Raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin anti kushtetuese. Raporti konfirmon se votimet nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit. Ato ishin një farsë zgjedhore. Për të realizuar këtë farsë u shkelën ligjet dhe çdo standard zgjedhor. I vetmi fakt normal që ka gjetur raporti është se socialistët nuk janë rrahur në qendrat e votimit”, ka thënë ndër të tjera Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat