29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Raporti/ Sa të lumtur janë shqiptarët, ju ku renditet Shqipëria dhe Kosova

spot_img

Shqiptarët në Shqipëri janë shumë herë më të palumtur sesa shqiptarët që jetojnë sot në shtetin e Kosovës. Në këtë përfundim del raporti i fundit mbi lumturinë në botë i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria renditet afër fundit të listës, së 156 vendeve të analizuara, në vendin e 107 ndërkohë që Kosova renditet në vendin e 46.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit Serbia renditet në vendin e 70-të, Mali i Zi në të 73-in, Kroacia në vend të 75-të, Bosnje dhe Hercegovina në 78-in, Maqedonia në të 84-ën.

Sondazhet janë bërë për periudhën me viteve 2016-2018. Sakaq, në vend të parë renditet sërish Finlanda si vendi më i lumtur në botë, në vend të dytë Danimarka dhe në vend të tretë Norvegjia. SHBA-ja është klasifikuar në vend të 19-të.

Vendi më pak i lumtur në botë është klasifikuar Sudani i Jugut, në vend të 156, ndërsa në vend të parafundit Republika e Afrikës Qendrore. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat