Realizoi golin e fitores, Ibrahimovic vjen me festimin e vitit

Shënimi i një goli është një nga ndjesitë më të bukura për një futbollist, aq më tepër për një sulmues.

Kjo ndjesi tundon një futbollist si Zlatan Ibrahimovic, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka shënuar një “thes” me gola.

Të njëjtën gjë bëri edhe në takimin e fundit me skuadrën e tij, Los Angeles Galaxy. Suedezi realizoi golin e fitores, 2-1 përballë Real Salt Lake. Deri këtu gjithçka në rregull.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte mënyra se si Zlatan vendosi të festojë golin e tij. Pasi e dërgoi sferën në fundin e rrjetës, Ibrakadabra bëri një veprim vërtetë të çuditshëm.

Ai iu afrua një mbrojtësi mik me gojën e hapur, duke të dhënë idenë se po e kafshonte. Ajo që bëri edhe më shumë përshtypje ishte veprimi i mbrojtësit, i cili nuk reagoi fare.