Refuzon Realin dhe Barçën për Juventusin

ramsey.jpg

Para se të binte dakord me Juventusin, Aaron Ramsey është kërkuar edhe nga Real Madridi dhe Barcelona. Juventusi njoftoi zyrtarisht të hënën se ka arritur marrëveshje me uellsianin dhe se do të bashkohet në këtë verë, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Juve ka fituar në një konkurrencë të fortë ku pothuajse të gjitha klubet e mëdha të Evropës e donin nënshkrimin e lojtarit. Interesimin e klubeve të mëdha e bën të ditur gazetari i BBC Sport, David Ornstein.

“Real Madridi, Interi, Paris Saint-Germain që kishte një ofertë shumë të mirë prej tyre, por edhe  Bayern Munich dhe disa bisedime paraprake me Barcelonën”./real-news.tv/

scroll to top