Kryeministri Edi Rama bëri me dije disa ditë më parë se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën me vaksinimin e mësuesve.
Por dje, Qeveria e Kosovës e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.
Ky vendim, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë pasi vaksina kineze Sinovac, ende nuk është licencuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e ajo nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë dhe kjo bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Sami Uka, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

