TË FUNDIT

Regjistrimi i statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, Alibeaj: Vendim skandaloz

Ashtu sikurse e njoftoi pak më parë, Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë para mediave duke e cilësuar si skandaloz vendimin e gjykatës për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë.  Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për ‘Shpërdorim detyre'”, tha Alibeaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat