15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Reja për stadiumin e ri: Privilegj për mua, De Biazi dhe Panuçi mund të jenë xhelozë

Trajneri i kombëtares sonë, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e radhës së kombëtares sonë ndaj Andorrës dhe Francës.

Reja e ka konsideruar të rëndësishme ndeshjen me Andorrën.

“Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nënë atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet të japin shumë vëmendje në ndeshjen me Andorrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motivohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri. Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit”-ka deklaruar Reja, duke shtuar se objektivi i parë është të arrihen 18 pikë.

Duke folur për stadiumin e ri, Reja është shprehur i emocionuar që ka privilegjin të jetë pjesë e këtij momenti, për të cilin ai thotë se De Biazi dhe Panuçi mund të ndihen xhelozë.

“Jam shumë i emocionuar se jam i bindur se të gjithë ata që kanë qenë para meje, De Biazi dhe Panuçi mund të ndihen xhelozë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit në këtë debutim. Do të jetë emocionuese, një emocion i ri. Është privilegj për mua. Kam ftuar gruan dhe vajzën se është e rëndësishme për Shqipërinë dhe stimuli për lojtarët do të jetë i madh. Ky është një stadium i vërtetë është biletë e Shqipërisë për gjithë Evropën. Kush do të vijë do të shohë që është një stadium i vërtetë. Me një stadium të tillë mund të ndikojë, lojtarët që luajnë me tifozët kaq afër është një motivim i rëndësishëm”-u shpreh Reja.

Kuqezinjtë do të luajnë më 14 nëntor në ‘Elbasan Arena’ kundër Andorrës dhe më 17 nëntor do të luajnë kundër Francës në stadiumin e ri në Tiranë, i cili nga e hëna do të quhet ‘Air Albania Stadium’.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat