Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Shijak

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të para pak minutave. Numri i personave të vdekur në aksidentin fatal në Shijak ka shkuar në dy. Kjo pasi fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe 41-vjeçari që mbeti i plagosur pas përplasjes së dy mjeteve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shijak, teksa dy automjetet tip “Benz” u përplasën kokë më kokë.

Menjëherë ndërroi jetë shoferi i njërës prej makinave, 44-vjeçati M. Tuda, ndërsa shoferi i mjetit tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak më vonë.