24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Reperit nuk i ndahen telashet, pasi u la në arrest shtëpie, i shtohet një tjetër akuzë, ja videoja që publikoi në rrjetet sociale

spot_img

Reperit Kevjol Ahmeti, të njohur si Cllevio, i është shtuar një tjetër telash, pasi u lirua nga burgu pas sherrit me Npiyz-in, dhe u la në arrest shtëpie.

Pasi publikoi një video në rrjetet sociale ku dhunonte qenin e tij, policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit 36 vjeçarit, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

“36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, deklaron policia.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat