fbpx

Reshjet e dëborës, vështirësi në qarkullim në disa akse

bore.jpg

Është rikthyer sërish i ftohti në Shqipëri, ku reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ shumë qytete. Qarkullimi është vështirësuar mjaft në disa akse rrugore, ku Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një njoftim për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Sipas ARRSH, në akset Boboshticë-Dardhë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojë, qarkullimi i automjeteve duhet të bëhet patjetër me zinxhirë nga reshjet e dendura të dëborës.

Më tej, thuhet se pavarësisht motit dhe dëborës, po punohet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303