Gjatë gjithë natës kanë rënë reshje të dendura shiu dhe kanë sjellë pasoja në rënda në zonën e Kurbinit. Dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa janë tashmë nën ujë.
Uji ka dalë nga kanalet kulluese dhe ka përmbytur rrugët dhe parcelat. Autostrada Mamurras-Laç kalohet me vështirësi, pranë fshatit Gjorëm, pasi dalja e ujërave nga kanalet ka vërshuar në rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Po kështu është bllokuar nënkalimi i supërstradës në Fushë-Mamurras.

