Janë riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën kodrinore të Cakranit në Fier. Forcat zjarrfikëse të Fierit po punojnë për shuarjen e flakëve, duke punuar edhe me mjete rrethanore.
Zjarri ka nisur pasditen e së dielës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Deri në këto momente janë djegur rreth 20 ha sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

