Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë në Rinas

Pak më parë janë riatdhesuar vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë në Rinas, të cilët shmangin penalitetet e mundshme.

Mësohet se shqiptarët kishin shkuar për të kërkuar azil në Francë, por vendosën që të ktheheshin, duke shmangur kështu penalitetet e mundshme,nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Schengen.

Ky mund të cilësohet si një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar.

Kujtojmë që tre ditë më parë u riatdhesuan 100 shqiptarë të tjerë nga Franca, Belgjika dhe Gjermania.