Rikthehen ‘maskat’ në Korçë, bëjnë namin duke vjedhur në dy banesa

Disa hajdutë kanë grabitur dy banesa në orët e vona të natës në Korçë.

Hajdutë ende të paidentifikuar kanë vjedhur orendi shtëpiake.

Raportohet se banesat janë vjedhur gjatë natës që lamë pas. Vjedhjet ndodhën në lagjen numër 4 të qytetit jug-lindor. Hajdutët kanë vjedhur dy banesa.

Mësohet se familjarët e shtëpive jetojnë në vendin fqinj, Greqi. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen. Njëra nga banesat i përket shtetasit Nasi Çekani.