Rikthehet Xhisiela Maloku, merr dhuratën luksoze, poston foto mbi ‘Mercedez Benz’

Xhisiela Maloku mesa duket ka marrë sërish një dhuratë luksi dhe për këtë shfaqet e lumtur.

Ajo ka publikuar disa foto në Instastory ky shfaqet në krahë të një makinë “Mercedez Benz” të bardhë dhe pranë saj ka një buqetë trëndafilash të kuq.

‘Dhuratat e mija’, shkruan Xhisiela në foto duke mos zbuluar se nga kush e ka marr këtë dhuratë luksoze. Kjo nuk është hera e parë që ajo merr një dhuratë lukzose pasi hera e fundit ishte muajin e kaluar,  kur publikoi një unazë me diamante.

Xhisiela Maloku u bë e njohur pas lidhjes me Rexhep Rrajën. Historia e tyre pushtoi të gjitha mediet kombëtare, pasi vetëm para pak muajsh 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion.