Rikthimi i studentëve rrit qiratë e apartamenteve në Tiranë

8.jpg

Rikthimi i studentëve në prag të fillimit të vitit të ri akademik në  kryeqytet ka shtuar ndjeshëm kërkesën për apartamente me qira dhe si rrjedhojë ka sjellë edhe rritjen e çmimeve.

Më e ndjeshme rritja është te hyrjet e vogla për të cilat ka më shumë kërkesë.

Ndërkohë më të kërkuarat mbeten apartamentet në periferi të Tiranës për shkak se janë më të lira.

Nga ana tjetër rritje kanë pësuar edhe çmimet e apartamenteve të reja.

Çmimet e objekteve me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje me mbi 10% gjatë muajit të fundit.

Ndërtimi i apartamenteve të reja kohët e fundit ka njohur një boom dhe sipas të dhënave të INSTAT gjatë tremujorit të dytë lejet e ndërtimit janë rritur me 14.8%.

scroll to top