fbpx

‘Rinasi’/ Analiza e ADN-së, refuzon njëri prej të dyshuarve: Nuk jam kavie

Rinasi-ficer.jpg

Ditën e  sotme, prokurorët që kanë marrë në shqyrtim çështjen e Rinasit, ku u grabitën 4.6 milionë euro kanë kërkuar analizë të ADN-ve të të akuzuarve si autorë të ngjarjes.

Të gjithë kanë pranuar tu merret material biologjik për të parë nëse ka përputhje me gjurmët e gjetura, përveç Oltian Veselit.

Ai ka refuzuar në mënyrë kategorike duke thënë se nuk është kavie eksperimentale.

Më tej, ai ka theksuar se kampioni i pështymës i është marrë që ditën e parë nga policia kur është arrestuar.

Ndërkohë, Alkond Bengasi dhe Ragip Hajdini, i njohur me nofkën “Daja”, kanë pranuar të bashkëpunojnë.

Vjedhja e 4.6 milionë eurove ndodhi më 9 prill të këtij viti, ku i vrarë Admir Murataj, njëri prej grabitësve./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303