Rinisin protestat, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik 2019-2020.  Ndërkohë disa studentë të Universitetit të Tiranës, kanë zgjedhur të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

“Ne do të vazhdojmë betejen dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbytet ligji për Arsimin e Lartë. Ne do të vijojmë të socializohemi duke u bërë bashkë për ndryshime të mëdha.

Ka një ndryshim të sheshit që na thonë nëse bllokon ligjin do të dënomhemi por kjo nuk na pengon për të vijuar protestën. Do të jemi të bashkuar për betejën që na bashkon, për arsim publik falas.”

Vijon…