TË FUNDIT

Rrahën barbarisht hallën, dy vëllezërit zbulojnë arsyen e rëndë

Dy vëllezër të moshës 26 dhe 30 vjeç janë arrestuar sot në Fier pasi kanë dhunuar hallën e tyre.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qarku bëhet me dije se shkak i konfliktit ishin motive e pronësisë që kishte gruaja me 2 nipërit e saj.

Gjithashtu po në këtë qytet është prangosur dhe një shtetas 46-vjeçar pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Njoftimi i plotë:

Ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre, arrestohen në flagrancë nga policia dy të rinjtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

*Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.P, 46 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat