Rrahën shokun dhe e filmuan, policia nis hetimet ndaj 15-vjeçarëve në Cërrik

Një video qarkulloi ditën e djeshme në media sociale, ku shihej një grup adoleshentësh teksa rrihnin një moshatarin e tyre dhe e filmonin teksa e godisnin.

Ishte ‘Jeta Osh Qef’ që publikoi videon dhe më pas policia ka marrë nën shqyrtim situatën.

Nën hetim janë marrë: M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A.

Ata janë të moshës 15 vjeç dhe akuzohen për dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre.

“Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit: M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, deklaron policia.