fbpx

Rrahja barbare e gruas, prokurori kërkon sërish 3 muaj kohë për hetim

791E1962-4C75-48DC-944D-B04689E61630.jpeg

Në 21 Shtator në emisionin “Stop” është transmetuar historia e një zonje, e cila dhunohej nga bashkëshorti. Dhuna ka qenë sistematike, pasi për 1 vit e gjysmë ai e ka dhunuar pa asnjë shkak.Gruaja e dhunuar ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli, por pas dhunës sistematike ajo ka vendosur që të ndahet dhe ta denoncojë.Për emisionin “Stop” ajo ka treguar: “Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh.

Advertisement
Kur djali më pa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”.Në 30 Shtator është zhvilluar seanca gjyqësore për këtë çështje dhe prokurori Kasem Berberi kërkoi edhe 3 muaj kohë për hetim, pas 6 muajsh, që kishte në dispozicion për këtë dhe pamjeve e provave, që u transmetuan në “Stop”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303