Rrahu barbarisht bashkëjetuesen 20 vjeçare, përfundon në pranga

Një 30 vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Shtetasi D.M 30 vjeç në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizile dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases K.M 20 vjeç.

Njoftimi zyrtar:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D.M, 30 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases K.M, 20 vjeçe.