fbpx

Rrëfimi/ “E takova në shtratin e spitalit prokurorin Ndoja, ja çfarë tha”

1572623036_ndoja-1.jpg

Anila Hoxha, gazetare e Top Channel, ka rrëfyer në emisionin ‘Open’ detaje nga takimi që pati në spital me prokurorin Arjan Ndoja, që u bë dy ditë më parë pre e një atentati në mbikalimin e Shkozetit.

Hoxha tha se kishte mundur ta takonte atë pas atentatit të së premtes së javës së kaluar.

“Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e ar.mëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar spitalin e Durrësit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303