TË FUNDIT

Rrëmbim dhe përdhunim, arrestohet 30 vjeçari, në kërkim nga Italia

Arrestohet me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga shteti italian.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.B., i cili është dënuar me 7 vite burg për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze në Itali.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana,  zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B., banues në Tiranë.

Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.  Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për  ekstradimin e tij drejt Italisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat