fbpx

Rreziku nga asteroidet, NASA do të testojë sistemin e ri për mbrojtjen e Tokës

F9946BAB-BD2E-4D93-A25B-06D6010776FB.jpeg

Agjencia hapësinore amerikane NASA do të testojë sistemin e saj të ri për të mbrojtur Tokën nga rreziku i asteroidëve.

Në kuadër të këtij testimi, NASA do të përplasë një anije kozmike me një asteroid të quajtur Dart.

Synimi i kësaj prove është të vërtetohet nëse përplasja e anijes kozmike me një objekt hapësinor mund të ndryshojë trajektoren e këtij të fundit në rast rreziku ndaj planetit tonë.

Aktualisht, asteroidi Dart nuk përbën kërcënim për planetin Tokë. Sipas NASA-s, asnjë asteroid potencialisht i rrezikshëm nuk ka trajektore që të përbëjë kërcënim për planetin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Agjencia hapësinore thotë se testimi që ata do të kryejnë është një mënyrë mjaft e mirë për të parë nëse përplasja e qëllimshme e një anije kozmike me asteroidin mund të ndryshojë në mënyrë efektive trajektoren e objektit hapësinor që rrezikon Tokën.

Ky testim është planifikuar të bëhet më 24 Nëntor në orën 06:20 të mëngjesit sipas orës lokale të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303