Rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë, ja detajet e para të policisë

shtylla-696x327.jpg

Erërat e forta në vend kanë sjellë problematika dhe dëme të shumta materiale.

Së fundmi raportohet se dy shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar në afërsi të rrugës së Voskopojës.

Policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet dhe bëri me dije se nuk ka dëmtime fizike fatmirësisht.

Përveçse mungesës të disa bulonave, autoritetet konstatojnë edhe se shkaku i rrëzimit dyshohet si pasojë e erës së fortë.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303