fbpx

Rrëzohet aeroplani në një shtëpi në Kaliforni, pesë të vdekur

aeroplani.jpg

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një shtëpi në Kaliforni të dielën, duke vrarë pilotin dhe katër të tjerë, thonë zyrtarët e SHBA.

Aeroplani me dy motorë u shpërbë në ajër dhe u përfshi nga flakët në mes të fluturimit, thanë dëshmitarët para mediave lokale, përpara se të rrëzohej në Yorba Linda, në periferi të Los Anxhelosit.

Fluturimi zgjati vetëm disa minuta pas largimit nga një aeroport lokal, rreth 32 kilometra në jug-lindje të qytetit.

Viktimat ende nuk janë identifikuar. Zyrtarët thonë se dy persona u trajtuan në spital për djegie.

Ata që u vranë në shtëpi ishin dy meshkuj dhe dy femra, thanë zyrtarët e Orange County në një konferencë shtypi./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303