fbpx

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, 4 të vdekur

dwdwd_3308.jpg

Katër ushtarë turq kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në Stamboll, njoftoi prefekti i këtij qyteti Ali Jerlikaja.

Helikopteri u rrëzua në një zonë të banuar të pjesës aziatike të qytetit, por sipas Reuters, fatmirësisht  nuk pati viktima në mesin e qytetarëve.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit. Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes. Pasi bënë izolimin e zonës, ata nxorën trupat e ushtarëve nga helikopteri./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303