fbpx

Rrihnin gratë në sy të fëmijëve, arrest për dy fierakët

FOTO-KOMISARIATI.jpg

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit K.M, 29 vjeç dhe B.Ç, 55 vjeç pasi ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre në sy të fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 shtetas për “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: K.M, 29 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

B.Ç, 55 vjeç, banues në Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së mitur.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë plotësuar 4 kërkesë padi për t’u pajisur me urdhër mbrojtje për 4 shtetase të cilat janë dhunuar psikologjikisht nga familjarët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303