Ka shkuar në 10 numri i personave të infektuar me COVID-19 në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.
Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19.
Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

