Të paktën 49 persona u vranë dhe 20 u plagosën rëndë në të shtënat në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re të Christchurch.
Policia tha se katër persona u arrestuan – tre burra dhe një grua. Ata nuk besojnë se ka ndonjë të dyshuar tjetër, por shtoi se hetimi për ngjarjen ende vijon.
Policia tha se një mashkull rreth 28 vjeç është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet në gjykatën e Christchurch.
Në një postin në mediat sociale pak para sulmit, një llogari që besohet se i përket një prej sulmuesve ka postuar një manifest prej 87 faqesh me ide anti-imigrante, anti-muslimane dhe shpjegime për një sulm.
Sulmi u krye kur besimtarët myslimanë ishin mbledhur në xhami për tu falur./real-news.tv/

