Rritja e çmimeve, Rama: Brenda 48 orësh publikojmë planin e masave

sdsdsdsddssddsdsds.jpg

Kryeministri Rama tha se brenda 48 orësh qeveria do të publikojë planin e masave për të adresuar problemin e rritjes së çmimeve.

“Brenda kësaj jave thashë që do kemi përballimet e kësaj situate. Se të thuash lufta s’ka lidhje me këtë rritje çmimesh në Shqipëri është pa lidhje. Sepse s’ka shpjegim tjetër se përse u rritën çmimet zgupthi. Disa thonë se unë nuk duhet ta çojë Shqipërinë në luftë. Ajo atje është lufta e shqiptarëve po ashtu. Rritja e çmimit të naftës gazit të miellit, nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve, sepse vjen për të gjitha vendet si ato që vunë sanksione dhe për ato që vunë sanksione. Edhe Serbia ka rritur çmimet edhe pse nuk vuri sanksione.

Nëse do ishte zgjidhja hiq taksën do prisnim të na e sugjeroni nga facebook, patjetër që jo do e kishim bërë me kohë. Sepse si rregull tregu i lirë si lëviz çmimet sipas urdhra të qeverisë. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paq. Brenda javës do u themi çfarë do të bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë. Kush thotë se këta janë në një botë tjetër flet përçart. Brenda javës dmth brenda 48 orësh do u themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303