Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në rrjetin social Facebook është ndalur te rritja e çmimit të naftës. Rama deklaroi se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria por nga tregu dhe sipas tij është super i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave dhe sidomos ndaj një lufte.
“Po krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushte e një kërcënimi ushtarak por si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, për kërcënimin ekonomik, pas daljes nga binarët të normalitetit të kostove për mallrat e konsumit” tha Rama.

