TË FUNDIT

Rrjetet sociale, Haxhiu: Është llumi i komunikimit në botën që jetojmë

Ndikimi i rrjeteve sociale dhe mënyra se si ato kanë ndikuar jetën tonë, është diskutuar në mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”.

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu tha se rrjetet sociale kanë ulur nivelin e komunikimit duke bërë që bota të mos diktohet nga komunikimi elitar, por nga llumi, sikurse e cilësoi ai.

Haxhiu tha se komunikimi në rrjetet sociale karakterizohet nga tre elementë: Mungesa e arsyeshmërisë në komunikim, mungesa e logjikës për arsyetim dhe mungesa e debatit përmbajtësor.

“Debati ka zbritur në nivel të kafeneve, është llumi i komunikimit në botën që jetojmë. Hierarkia e komunikimit është, që nuk është komunikimi elitar që e dikton botën, e dikton llumi”, u shpreh ai

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat