Rrjeti i trafikut të drogës, reportazhi tronditës i RAI-t

4425220_0858_polizia_6.jpg

Media italiane ka publikuar një shkrim, ku Shqipëria cilësohet si porta hyrëse e drogës drejt Italisë. Sipas këtyre medieve, raportohet se rreth 157 kilogram kokainë dhe marijuanë janë sekuestruar nga karabinierët në Itali, përkatësisht në Bergamo dhe në Breshia.

Mbi 30 persona janë arrestuar, midis të cilëve dhe shumë shtetas shqiptarë. Mediet italiane raportojnë se droga vinte nga Holanda, Spanja si dhe nga Shqipëria.

Policia italiane raporton se këto 3 vende, janë rrugët qendrore të trafikut të drogës, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën. Lajmi se Shqipëria është porta, përmes së cilës kalon droga drejt italisë, është diçka jo e padëgjuar më parë për italianët.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303