Rrotacioni në Kamëz, Rakip Suli do bashkinë Xhelal Mziu nuk e lëshon

mziu-suli-780x405.jpg

Ka nisur konstituimi i Këshillit bashkiak të Kamzës, nderkohë që pritet edhe betimi i kryetarit të ri të zgjedhur të kësaj njësie vendore, Rakip Suli, kandidatit të Partisë Socialiste që u shpall fitues në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Sikurse u bë e ditur edhe nga një deklaratë për shtyp e ditës së djeshme të Partisë Demokratikembledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Kamzës e ka thirrur prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, që do të kallëzohet nga demokratët

 Ndërkaq, kryebashkiaku ende në detyrë, Xhelal Mziu, ka ftuar qytetarët përmes një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale që të bashkohen në shenjë rezistence përpara godinës së Bashkisë. “Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”,- shkruan Mziu.

Për të shmangur përplasjen mes përkrahësve të PD-së dhe përfaqësuesve socialistë, betimi i Sulit pritet të bëhet në godinën e prefektes së Tiranës, që sipas demokratëve është tërësisht në shkelje të ligjit.

Ngjashëm, në Bashkinë e Shkodrës pritet që të ketë qendresë, ku Voltana Ademi ka deklaruar se qyteti “nuk do t’u jepet bandave”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303