Problematika të shumta po hasin dita ditës banorët në Maliq të Korçës.
Në rrugën Maliq-Zvirinë nuk është bërë asnjë investim për 7 vite, ku momentalisht mund të gjesh vetëm rrugë të shkatërruara dhe gropa me baltë.
Banorët shprehen shumë të revoltuar dhe shqetësuar në lidhje me mungesën e investimit dhe vështirësitë që ata hasin.
Një tjetër problem është tregtimi i prodhimeve bujqësore.
Ata shprehen se si pasojë e mungesës së infrastrukturës, banorët nuk mund të tregtojnë prodhimet e tyre.
Kryetari i fshatit ka theksuar se ka bërë kërkesa për shtrimin e rrugëve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Së fundmi, banorët kanë theksuar se nuk do marrin pjesë në votimet e qershorit./real-news.tv

