Rusia akuzon Google dhe Facebook për ndërhyrje në zgjedhje

fb-google.jpg

Rregullatori i komunikimeve në Rusi, Roskomnadzor, ka akuzuar Google dhe Facebook, për shkelje të legjislacionit që ndalon reklamat politike gjatë zgjedhjeve.

Akuzat e Roskomnadzor vijnë një ditë pasi Rusia mbajti zgjedhjet lokale.

Të dy gjigantët amerikanë të teknologjisë kanë reaguar ndaj akuzave.

Google tha se ka mbështetur “reklamim të përgjegjshëm politik”, që është në përputhje me legjislacionin vendor.

Ndërsa, Facebook tha se reklamuesit – jo kompania – janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve lokale të zgjedhjeve.

“Nëse marrim njoftimin se një reklamë shkel legjislacionin lokal, ne e shqyrtojmë atë dhe marrim masa”, tha Facebook.

Nga ana tjetër, Roskomnadzor i cilësoi veprimet e dy kompanive të internetit si “të papranueshme” dhe se mund të vlerësohen si “ndërhyrje në çështjet sovrane” të shtetit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303