Rusia dërgon avionë ushtarakë në Venezuelë

Dy avionë të ngarkuar me ushtarë rusë dhe me pajisje ushtarake u ulën në Venezuelë në fundjavë. Furnizimi është në vazhdën e bashkëpunimit midis dy kombeve.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik tha se avionët sollën pajisje dhe personel për të plotësuar kontratat teknike ushtarake.

Media venezueliane raportoi se rreth 100 trupa dhe 35 ton pajisje janë shkarkuar nga aeroplanët.

Një zyrtar venezuelian tha se ushtarakët rusë po bënin një vizitë për të diskutuar trajnimin e ushtarëve dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, si edhe strategjinë.

Rusia ka qenë prej kohësh një aleate e Venezuelës, duke i dhënë miliarda dollarë dhe për të mbështetur industrinë e naftës dhe ushtrinë. Rusia gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë lëvizjet nga SHBA për të sanksionuar qeverinë e presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolas Maduro beson se SHBA po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij me mjete ushtarake dhe të vendosë në pushtet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido. Rusia ka rezultuar si një aleate besnike e Maduros në përpjekjen e tij për të qëndruar në pushtet.

Rusia ka dërguar tashmë dy bombardues strategjikë TU-160 për të mbështetur Maduron. Para tri muajsh, këto dy kombe mbajtën manovra ushtarake në Venezuelë, të cilat u kritikuan nga Uashingtoni si ndërhyrje ruse në rajon./real-news.tv/