Sa banesa u shembën te Bregu i Lumit?

Shtatë objekte janë shembur tek Bregu i Lumit. Ndërkohë që është mbyllur aksioni i IMT për prishjen e banesave.

Që në pikë të mëngjesit, fadromat dhe policia shkuan te Bregu i Lumit për të prishur shtëpitë e banorëve për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Ndërsa banorët dolën në protestë dhe ishin të vendosur që të mos lejonin me çdo kusht prekjen e banesave, por si duket nuk ia kanë dalë.

Protesta u shoqërua nga përplasje mes policisë dhe banorëve. Kjo e fundit hodhi gaz lotjsellës kundër banorëve.

Banorët u shprehen dje se janë rreth 38 banesa që rrezikohen të shemben, ndërsa vetëm 7 prej tyre kanë marrë njoftim për prishjen e banesave.